
Ditën e sotme në një konferencë për mediat, Sali Berisha ka folur për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Në deklaratat e tij, Berisha tha se bën mirë që Beleri pranon se është grek.
Ai tha edhe për Vangjel Dulen, për të cilin u shpreh se Rama iu vërsul me urrejtje ndërsa ka bashkëpunuar me të në zgjedhjet e shkuara.
“Që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek. Ne jemi vend i lirë dhe çdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës.
U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh. Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente. Vangjel Dule është grek krenar. Unë i them ji krenar me identitetin tënd. Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.
Ashtu siç kishte vendosur edhe gjykata e Vlorës, Gjykata Antikorrupsion e pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg arrest me burg Fredi Belerin, kryebashkiaku më i ri i bashkisë së Himarës.
Ai akuzohet për blerjen e 8 votave me nga 5 mijë lekë për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e nesërme. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’.
Lini një Përgjigje