TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 12:06

Kreu i SPAK jep llogari te “Ligjet”, Majko kritika Dumanit: Raporti ka mangësi, pse s’ka vlerësim për performancën e prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i SPAK jep llogari te “Ligjet”, Majko kritika Dumanit: Raporti
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe deputeti Pandeli Majko

Ditën e sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani, po raporton punën e bërë nga institucioni që ai drejton para deputetëve në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë fjalës së tij Dumani theksoi se i është kushtuar rëndësi e veçantë ndaj procedimeve, ndërsa shtoi se është ulur numri i çështjeve të transferuara.

Por ndryshe nga kreu i SPAK, mendon deputeti i PS, Pandeli Majko.

Për deputetin socialist Pandeli Majko raporti i SPAK paraqet disa mangësi.

Ai i kërkoi llogari Dumanit edhe për performancën individuale për çdo prokuror të SPAK.

“Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”, tha Majko.

altin dumani majko spak

Lini një Përgjigje