TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 12:04

“Po vjedhin xhepat e qytetarëve”, Tabaku kërkon shkrirjen e Bordeve të Transparencës

Shkruar nga Pamfleti

“Po vjedhin xhepat e qytetarëve”, Tabaku kërkon shkrirjen

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve duhet të shkrihen sa më parë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo u shpreh se të dy bordet përveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë dhe po vjedhin xhepat e qytetarëve.

Sipas Tabakut Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën. Ajo ftoi edhe deputetët socialistë që të bashkohen me opozitën për shfuqizimin e këtij bordi.

Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve përveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!

Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.

Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.

E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!

Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.

Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist”, shkruan Tabaku.

tabaku bordet transparencës

Lini një Përgjigje