TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 14:32

“Lufta” për kreun e ri të PD-së, Xhaferaj kundër Berishës dhe Bashës: Doktori të hapë rrugë, Luli ta harrojë postin e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta” për kreun e ri të PD-së, Xhaferaj kundër

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj është shprehur se si Sali Berisha ashtu edhe Lulzim Basha nuk mund të jenë më në krye të saj.

Në një intervistë për “Abc News”, ai tha se Basha mund të rikthehet në parti por si deputet, teksa shtoi se nuk ka lindur vetëm për tu bërë kryetarë, pas sipas tij edhe atë ja dha Berisha.

Xhaferraj theksoi se opozita duhet të fokusohet më shumë te ndërtimi i saj dhe rikthimi si një alternativë e besueshme për qytetarët.

Ka një stanjacion sepse ajo që kemi parë e ajo që shohim deri tani është që kishim një rikthim të z.Berisha që sistemoi veten në krye të Rithemelimit, po nuk risistemoi opozitën shqiptare për të përmbysur qeverisjen. Tani flitet për një rikthim të Bashës kur e kemi patur 8 vite dhe nuk ia doli dhe për cfarë duhet ky rikthim kujt i shërben. Pra, këto janë sistemime të individë të caktuar. Basha nuk ka lindur për të qenë vetëm kryetar partie, ajo është një dhuratë që ia bëri Berisha. Është ndër të paktën që erdhi në 2005 pa asnjë kontribut thjesht për shkak të një dashurie personale a familjare të z. Berisha. Tani të vijojë të japë kontribut se i ka shumë borxhe PD-së. Dhe nuk është shqetësim sot as rikthimi I Sali Berishës e aq më shumë i Lulzim Bashës. Pse? Nëse do ia dilte Berisha të përmbyste qeverinë do i kërkonim falje por nuk ia doli. Këto kthimet për të sistemuar njërin apo tjetrin nuk vlejnë për asgjë”, u shpreh Xhaferaj.

Ndër të tjera Xhaferaj kërkoi edhe nga Sali Berisha të bëjë një hap pas, duke e konsideruar si një domosdoshmëri për opozitën, por jo më lider të saj. Ai shtoi gjithashtu se rikthimi i Bashës shikohet nga shumë si një inskenim i Berishë.

Nuk ia doli dot në dy teste elektorale, atëherë duhet të reflektojë, nuk është fundi i botës të jesh një hap pas për të mirën e përbashkët. Është i domosdoshëm për opozitën, por jo në krye të saj. Po ashtu edhe Basha, po jo në krye se në krye nuk ia ka dalë dot. Nuk është më çështje përshtypjesh. Berisha ka vlera, por çështja nuk shtrohet më për preferencat personale. Duhet të fitojmë zgjedhjet. Kjo është ajo c’ka na bën bashkë si grupim politik.

Mendoj se Berisha do reflektojë. Pavarësisht kthimeve dhe rikthimeve, ajo që duhet të prevalojë është axhenda e përgjithshme. Sot interesi i Berishës nuk integrohet me interesin e përbashkët, ndaj duhet të bëjë një hap pas edhe zërat se rikthimi i Bashës, shihet si një inskenim i Berishës. Është një raport mes babait dhe të birit”, tha Xhaferraj.

xhferraj berisha basha

Lini një Përgjigje