Sali Berisha hyri në zgjedhjet lokale në koalicion me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, me qëllim për të fituar, por rezultati ishte një humbje e thellë.
Lidhur me këtë Berisha është pyetur sot nga gazetarët a do të bashkëpunonte sërishme Metën.
Berisha i devijoi pyetjes dhe kujtoi se me Metën fitoi në zgjedhjet e vitit 2011.
“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dyta. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetit. Me këtë kombinim! U fitua Tirana dhe u fituan zgjedhjet”., tha Berisha.
Sipas Berishës, Rama ndikoi që të kishte opozitën që donte.
“Në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që mbronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të opozitës së vërtetë. Ky akt, përbën aktin më antikombëtar në historinë e vendit”.
Berisha gjithashtu u justifikua për humbjen se hyri në zgjedhjet lokale pa logo.
“PD u fut pa logo, pa kryetarin. Në këto kushte, përqendrimi i Berishës ishte kandidati. Mbështetje në mënyrë absolute. Procesi i mbrojtjes së votës është proces në vazhdim”.
Lini një Përgjigje