TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 21:04

Rikthehet Arben Ahmetaj: Ndaj meje dhe familjes Ka vazhduar një gjenocid i thellë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Arben Ahmetaj: Ndaj meje dhe familjes Ka vazhduar një gjenocid i

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë sot intervistën e katërt radhazi për Syri TV, ku ka përsëritur akuza të forta për atë që e cilëson si një fushatë të mirëorganizuar ndaj tij dhe familjes së tij.

Ahmetaj ka deklaruar se prej më shumë se një viti ka përjetuar një trajtim të paprecedent në 30 vite, duke e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Në deklaratën e tij, Ahmetaj u shpreh se situata e tij personale pasqyron realitetin aktual shqiptar.

Në raport me mua dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra, ashtu siç kanë ndryshuar edhe në realitetin shqiptar gjatë një viti. Ka vazhduar një genocid i thellë, i mirëorganizuar, ndaj familjes time. Këtë ua kam shpjeguar edhe juve jashtë kamerave, por e kam thënë edhe përpara kamerave, se mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në 30 vite. Faktikisht, e kam thënë që në shkurt të vitit 2023, se ekziston një strukturë gjysmëmafiose”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje