TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 09:57

Emrat e kandidatëve për 11 bashkitë e mëdha, ambasadorja e SHBA dhe BE takim me kreun e KQZ

Shkruar nga Pamfleti
Emrat e kandidatëve për 11 bashkitë e mëdha, ambasadorja e
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ditën e sotme po zhvillojnë një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sot Komisioneri Ilirjan Celibashi do të regjistrojë kandidatet e 11 bashkive të mëdha.

Ditën e djeshme ambasadorja Yuri Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas diplomates amerikane.

Pritshmëritë e Washingtonit, theksoi ambasadorja Kim janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim gjithashtu  i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Sali Berishës, që e sulmon çdo ditë .

Kim në një intervistën për VOA  e cilësoi të papranueshëm faktin që Sali Berisha del e bën fushatë.

Sipas saj, personat e sanksionuar për korrupsion nuk mund të përfaqësojnë popullin shqiptar. Madje ajo e cilësoi si një zjarrvënës që premton të shuajë zjarret.

 

yuri kim ilirjan celibashi christiane hohmann

Lini një Përgjigje