TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 22:58

KQZ merr në dorë emrat, Alibeaj kandidon për kryetarë në 16 bashki; pranohen listat për 11 këshilla bashkiakë

Shkruar nga Pamfleti

KQZ merr në dorë emrat, Alibeaj kandidon për kryetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat për anëtarë të këshillave bashkiakë të Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 11 bashki.

Lista për Partinë Demokratikë është miratuar në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë.

Është miratuar lista për anëtarë të këshillave edhe të subjektit “Bashkë Fitojmë” në 11 bashki: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë

KQZ ka miratuar edhe listën e kandidatëve për  anëtar të këshillave bashkiak të Partisë Social Demokrate: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhe, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë.

Sa i takon kandidatve për kryetarë Bashkie, nën siglën e Partisë Demokratike në fletën e votimit do garojnë vetëm 16 kandidatë dhe ata janë:

Bashkia Vau-Dejës, Klomentina Drini

Bashkia Dibër, Naim Gazidede

Bashkia Mirditë, Mark Ruci

Bashkia Kamëz, Bilbil Bajraktari

Bashkia Tiranë, Roland Bejko

Bashkia Dimal, Dritan Sula

Bashkia Kuçovë, Ilirjan Koxhaj

Bashkia Fier, Eriselda  Zotaj Celaj

Bashkia Poliçan, Florjan Qama

Bashkia Mallakastër, Agron Kapllanaj

Bashkia Patos, Pranvera Rizaj

Bashkia Gjirokastër, Shemsho Lamaj

Bashkia Këlcyrë, Adriatik Spahiu

Bashkia Tepelenë, Sokol Guga

Bashkia Finiq, Leonidh  Papa

Bashkia Sarandë, Skënder Muço

alibeaj kqz lista

Lini një Përgjigje