Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ditën e sotme do të nisë turin tre ditor në rajon, me Kosovën të parën.
Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.
Takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik.
Nuk dihet ende nëse kjo 'shmangie' është një rastësi protokollare nga ministri Hasani pikërisht për të zhvilluar një vizitë teksa Kurti ndodhet jashtë vendit, apo një mbajtje inati për shkak të tensioneve Rama-Kurti.
AXHENDA e Hasanit:
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj
Turi i Hasanit synon të thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.
Lini një Përgjigje