
Gazetari Poli Hoxha u shpreh situata e opozitës e bajtashme. Sipas tij, Berisha nuk p[o prodhon asgjë, duke shtuar se poshtë shtëpisë nuk mbledh më shumë se 30 vetë.
“Për këtë situatë të re që ka ndodhur me arrestimin e z. Berisha prisja diçka të re. Por me fjalimet e tij ai vazhdon të thotë të njëjtat gjëra që ka thënë edhe kur ishte pa këtë vendim. Kjo ndodh pasi këta kanë krijuar një botë paralele dhe kur e bën këtë ndodh ajo që po ndodh, ku opozita nuk mbledh dot as 300 veta”, u shpreh gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora Neës”.
Ndërsa gazetari Arbër Hitaj vlerësoi se ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij politik.
“Kjo pasi ai nuk po arrin të prodhojë asgjë. As alternativë dhe as frymë. Nuk shikoj që ka një fitore në krye të opozitës në këto vite.
Sjellja e opozitës sot në Kuvend dhe moslejimi i Presidentit të Republikës të mbajë fjalimin, një teknikë e pavend dhe e panevojshme. Koha ka treguar që këto sjellje nuk përkthehen në vota dhe si të tilla opozita duhet të tentojë diçka të re, jo me këto metoda që kanë vite që i përdor”, u shpreh gazetari Arbër Hitaj.
Lini një Përgjigje