
Deputeti demokrat Luan Baçi theksoi se aksioni i opozitës vjen si pasojë e asaj që mazhoranca po bën në Kuvend.
Në një intervistë për emisionin “Drejt” në “Ora News”, Baçi tha se kaosi në Kuvend vjen për shkak të mazhorancës, pasi sipas tij janë ata që kanë bllokuar parlamentin me mohimin e kërkesave të tyre.
“Dhe përballë kësaj ka dy rrugë që ne ose të largohemi nga parlamenti, që nuk ka asnjë shans që ta bëjmë këtë. Dhe e dyta të përballemi me të gjitha mjetet me këtë mazhorancë. Ne e nisëm aksionin parlamentar nga Kuvendi dhe tani po e zhvillojmë tek “rruga e shpresës”. Arrestimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është një arrestim politik, dhe si i tillë ne po reagojmë dhe do të vijojmë edhe më fort. Nuk po reagojmë ndaj Sali berishës, por në mbështetje të kryetarit të opozitës dhe vetë demokracisë”, u shpreh ligjvënësi demokrat Luan Baçi.
Lini një Përgjigje