TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 18:16

PS-PD nisin punën për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj letër OSBE/ ODIHR

Shkruar nga Pamfleti

PS-PD nisin punën për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj

Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i janë drejtuar me një letër, prezencës së OSBE në Shqipëri, për reformën e shumë folur.

Në letër thuhet se PD-ja dhe PS-ja janë dakord që të fillojnë punën për reformën zgjedhor, teksa i kanë kërkuar OSBE-së që të kontribuojnë me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni.

Mesa duket presioni i kryeministrit Rama, pak ditë më parë se do e kalojë i vetëm reformën, ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare e cila është shprehur e gatshme të kalojë reformën e re zgjedhore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili deklaroi se reforma zgjedhore mbetet synimi kryesor i partisë që ai drejton .

Letra drejtuar OSBE/ODIHR

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe ne menyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndesishme të saj, się janě zgjedhjet.

Tiranë, më

Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyre hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

2024

Për kête arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset ne dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t'ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni.

Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm.

pd ps

Lini një Përgjigje