
Kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar nga presidenti Begaj të kthejë mbrapsht ligjin për komisionet hetimore.
Pas kaosit në seancë, Basha vendosi të flasë para gazetarëve duke deklaruar se ka vetëm një mesazh për presidentin, të cilit ju mohua fjala në Kuvend.
Begaj pritej të fliste në sallë, por opozita bllokoi foltoren dhe Begaj nuk foli dot. Ai do të mbajë një fjalë në Presidencë, ku do të ketë një mesazh për politikën.
“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.
Lini një Përgjigje