
Seanca parlamentare ka zgjatur vetëm 13 minuta. Ashtu sikundër pritej, opozita e bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë fjalim. Sot do të mbante një fjalë rasti dhe presidenti Begaj, por kjo nuk u lejua. Po ashtu seanca u monitorua nga ambasadorët.
Në kushtet kur bllokada vijoi, Lindita Nikolla hodhi në votim rendin e ditës. Blendi Gonxhe u miratua ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, ndërsa Adea Pirdeni u miratua ministër i Shteti për Administratën dhe Antikorrupsionin.
Po ashtu u betua si deputet, Plarent Ndreca, i cili mori mandatin e Ahmetajt.
Lini një Përgjigje