TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 17:23

Vit i ri, avaz i vjetër/ Kuvendi nis me kaos edhe këtë sesion, politika “gazi i botës” në sytë e ambasadorëve

Shkruar nga Pamfleti
Vit i ri, avaz i vjetër/ Kuvendi nis me kaos edhe këtë sesion,
Kaosi në sallë

Në sallë ishin presidenti Bajram Begaj, bashkë me ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë...

Sesioni i ri parlamentar ka nisur mes tensioneve dhe debateve. Ndonëse jemi në një vit të ri, avazi i vjetër vijon. Opozita ka bllokuar foltoren, ku deputetët kanë protestuar përmes pankartave dhe bilbilëve.

Por skandali është se ky sesion është ndryshe nga të tjerët. Në sallë ishin presidenti Bajram Begaj, dhe ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë. Politika u bë edhe një herë qesharake në sytë e ndërkombëtarëve.

Lindita Nikolla kërkoi disa herë që opozita të ulej, por Gazmet Bardhi kërkonte largimin e Gardës. Sot ishte planifikuar që Begaj të mbante një fjalë rasti dhe pritej të kërkonte konsensus nga politika. Por fjalimi i tij u pamundësua. Opozita nuk u tërhoq duke mbajti peng foltoren.

Nikolla në fund njoftoi tërheqjen e presidentit. Ndërkohë dy ambasdorët ndiqnin nga llozha zhvillimet dhe të dy mbanin shënime.

Më pas Nikolla vijoi më rendin e ditës, duke hedhur në votim dekretet për ndryshimet në qeveri. Ministrat e rinj u emëruan me 72 vota. Po ashtu u bë betimi i Plarent Ndrecës deputet, i cili zuri vendin e Arben Ahmetajt. Ndërkohë opozita vijonte me thirrjet “hajdut” dhe me brohoritje.

Lini një Përgjigje