
Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar, pasi deputetët e Rithemelimi ka bllokuar Foltoren e Kuvendit, duke krijuar kaos në sallë.
Nikolla ka bërë disa herë thirrje që deputetët e opozitës të zënë vendin e tyre për t’i mundësuar Presidentit Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij.
Por deputetët e opozitës nuk e kanë lejuar një gjë të tillë, pasi kanë krijuar zhurmë me një pajisje zhurmuese e cila ka ndihmuar në krijimin e kakofonisë në sallë.
“I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Nikolla.
Ndërkohë që presidenca ka njoftuar se fjalimin e përgatitur për ta mbajtur në Kuvend, Begaj do ta mbajë nga Presidenca.
Ndonëse jemi në një vit të ri, avazi i vjetër vijon. Opozita ka bllokuar foltoren, ku deputetët kanë protestuar përmes pankartave dhe bilbilëve.
Por skandali është se ky sesion është ndryshe nga të tjerët. Në sallë janë presidenti Bajram Begaj, dhe ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë. Politika u bë edhe një herë qesharake në sytë e ndërkombëtarëve.
Lini një Përgjigje