
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e radhës për simpatizantët e tij nga dritarja e banesës nga ku po vuan masën “arrest shtëpie”.
Gjatë fjalës së tij, ai nuk la pa përmendur edhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e tij sot në Kuvend në sy të ambasadorëve të huaj të ilet ishin prezent në sallë.
Berisha u shpreh se sot ishte një ditë beteje në Kuvend, teksa shtoi se opozita sot është më në këmbë se kurrë.
“Sot ishte një ditë beteje në Parlament, një ditë beteje këtu në rrugën e shpresës. Opozita e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies shqiptare, Edi Ramës dhe regjimit të tij, sot është më në këmbë se kurrë.
I tmerruar nga Sali Berisha, Rama urdhëron mercenarët e tij në KQZ dhe gjykata të mos regjistrojnë emrin e tij në fletën e votimit, që të rrëmbejnë logon dhe emrin e PD-së, urdhëron që të ndërpresin çdo financim për kandidatët tanë e megjithatë opozita mori 600 mijë vota. Kjo e tmerroi Edi Ramën”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje