TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 21:00

U bë deputet, zbulohet pasuria e Plarent Ndrecës: Prona, aksione, makina të shtrenjta dhe të ardhura të majme nga bordet!

Shkruar nga Pamfleti

U bë deputet, zbulohet pasuria e Plarent Ndrecës: Prona, aksione,

Ja deklarimi pasuror i Ndrecës gjatë 6 viteve në detyrë...

Zbulohet pasuria e deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Plarent Ndrecës. Ai mori sot mandatin e lënë nga Arben Ahmetaj, teksa është një figurë e njohur. Ndreca ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në 3 ministri dhe gjithmonë është akuzuar e anatemuar. Po ashtu ai rezulton se ka qenë anëtar bordi në shumë institucione.

Pamfleti” ka siguruar deklarimin pasuror të bërë prej tij nga viti 2013 (deklarim fillestar) dhe deri në vitin 2019, kur u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrin e Brendshme, post që nuk e mbajti gjatë.

Ndreca në deklartën fillestare ka deklaruar një apartament në Mirditë, një dyqan si dhe dy garazhe. Gruaja e tij ka një zyrë përmbarimi privat dhe siguron të ardhura të majme. Vetë Ndreca ka qenë aksioner i një studio ligjore. Po ashtu bie në sy se ai dhe gruaja kanë llogari të majme në lekë euro. Kanë deklarur dhe makina të shtrenjta.

Një fenomen që bie në sy është se Plarent Ndreca nuk ka lënë bord pa provuar. Ai figuron që ka qenë pjesë e bordit të Ujësjellës Kanalizime, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti,  anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albania Adventure Resort SH.A, kryetar i Bordit të Administrimit në Universitetin Politeknik, anëtar i Komisionit Kombëtar të së Drejtës së Autorit dhe anëtar bordi Ilyrian Guard.

 

Deklarimi pasuror i Plarent Ndrecës

Deklaratë fillestare viti 2013

-Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sip. 108 m2, i pahipotekuar, kontrate akt marrëveshje 2004 me kursimet nga aktiviteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 43 200 euro.

-Pronar me 100 % i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pahipotekuar, aktmarrveshje 2005, me kursimet nga aktiviteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro.

-Pronar me 100 % i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 454 829.83 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 244 058.97 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 841.61 lekë.

-Gjendja cash, 10 000 euro.

-Detyrim financiar për blerjen me leasing të automjetit tip 'Mitsubishi ASX Ultimate', detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, kredi bankare, detyrimi i mbetur pashlyer, 102 710 euro.

Pronar me 100 % i një automjeti tip 'Mitsubishi ASX Ultimate', blerë me leasing, vlera 27 800 euro.

-Të ardhura neto nga ushtrimi i profesionit si avokat në studion ligjore T&N (01.01.2013 - 12.10.2013.), 340 936 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar bordi në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime SH.A, Kavajë, (01.01.2013 - 12.10.2013), 185 409 lekë.

- Aksioner me 33.3 % i aksioneve në studion ligjore T&N.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga ushtrimi i funksionit si përmbaruese gjyqësore private.

-Të ardhura nga ekzekutimi i titullit ekzekutiv me palë kreditore Plarent Ndreca, ekzekutuar nga Petani Bailiff's Office (01.01.2013 - 12.10.2013.), 874 000 lekë.

Viti 2013

-Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i MAS, (12.10.2013 - 31.12.2014.), 309 000 lekë.

-Të ardhura neto nga ushtrimi i profesionit si avokat në studion ligjore T&N (01.01.2013 - 12.10.2013.), 340 936 lekë.

-Të ardhura si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, Tiranë (tetor - dhjetor 2013.), 41 727 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar bordi në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime SH.A, Kavajë, (01.01.2013 - 12.10.2013.), 185 409 lekë.

-Të ardhura neto nga qiraja e dyqanit me sip. 13.3 m2, (tetor 2013 - dhjetor 2013.), 36 000 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga ushtrimi i funksionit si përmbaruese gjyqësore private, 3 781 291 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga paga si e vetëpunësuar, 258 000 lekë.

-Të ardhura nga ekzekutimi i detyrimit nga Studio Përmbarimore, "Petani Bailff's Office', 583 236 lekë.

-Të ardhura nga ekzekutimi i titullit ekzekutiv me palë kreditore Plarent Ndreca, ekzekutuar nga Petani Bailiff's Office (01.01.2013 - 12.10.2013.), 874 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një automjeti tip 'Jaguar XF 2.2', marrë me kontratë qiraje financiare leasing, shuma e dhënë 26 600 euro, vlera 38 000 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë 1 885.62 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 348 200 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8.97 lekë.

-Detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë pas blerjes me leasing të automjetit tip 'Jaguar XF 2.2'. Shuma e shlyer 1 091 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 25 508.54 euro.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi i mbetur pashlyer 102 358 lekë.

Viti 2014

-Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i MAS, 1 373 481 lekë.

-Të ardhura si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, Tiranë 247 212 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar bordi në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime SH.A, Kavajë, 230 690 lekë.

-Të ardhura neto nga 33.3 % e aksioneve në studion ligjore T&N, 95 926 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga ushtrimi i funksionit si përmbaruese gjyqësore private, 234 743 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga paga si e vetëpunësuar, 230 212 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 542 487 lekë.

- Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.91 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 158 014.88 lekë.

-Detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë pas blerjes të automjetit tip 'Jaguar XF 2.2' m kontratë qiraje financiare. Shuma e shlyer 6 554 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 21 360.54 euro.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca pronare me 100 % e një automjeti tip 'Reno Clio', paguar 25 % e shumës nga të ardhurat dhe fitimi nga puna dhe 75 % me kredi bankare, vlera 14 200 euro.

Viti 2015

-Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i MAS, 1 323 405 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, Tiranë 234 654 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar bordi në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime SH.A, Kavajë, 123 607 lekë.

-Të ardhura neto nga 33.3 % e aksioneve në studion ligjore T&N, 136 584 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga ushtrimi i funksionit si përmbaruese gjyqësore private, 874 213 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga paga si e vetpunësuar, 264 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 821 079.68 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.91 euro.

3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 252 582 lekë.

-Detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë pas blerjes të automjetit tip 'Jaguar XF 2.2' m kontratë qiraje financiare leasing. Shuma e shlyer 919 077.91 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e një automjeti tip 'Reno Clio'. Shuma e shlyer 2 258 euro.

Viti 2016

-Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i MAS dhe dieta, 1 425 191 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, Tiranë 160 392 lekë.

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albania Adventure Resort SH.A, 300 000 lekë.

-Të ardhura neto nga 33.3 % e aksioneve në studion ligjore T&N, 67 888 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. Suela Ndreca, të ardhura nga ushtrimi i funksionit si përmbaruese gjyqësore private, 61 271 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 729 493 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 253 040.72 lekë.

-Të ardhura nga shitja e automjetit tip 'Jaguar XF 2.2', 35 000 euro.

-Detyrim i shlyer plotësisht ndaj një banke të nivelit të dytë për blerjen me leasing të automjetit tip 'Jaguar XF 2.2'. Detyrimi i shlyer, 13 368.74 euro.

-Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, limiti 2 000 euro. Detyrimi i pashlyer - 1 223 euro.

Viti 2017

Llogari banakre, 2.434.807 lekë

llogari bankare, 252.824 lekë

Bashkëpronar i një trualli në Mirditë (me prindërit dhe motrat).

Llogari kartë krediti, 1.154 euro

Dieta, 1.323.421 lekë

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, 151.776 lekë

-Të ardhura si kryetar i Bordit të Administrimit në Universitetin Politeknik, 216.750 lekë

-Të ardhura si aksioner 33.3% Studio Ligjore T&N, 52.710 lekë

-Të ardhura nga një aktmarrëveshje, 1.800 euro

Bashkëshortja

Llogari 236.36 lekë

Të ardhura  nga zyra e përmbarimit privat 999.850 lekë

Të ardhur si e vetëpunësuar përmbaruese private 280.000 lekë

Të ardhura si pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Drejtësisë, 52.686 lekë

Vitit 2018

Llogari personale, 2.915.795 lekë

Llogari personale, 251.780 lekë

llogari në euro, 684 euro

Të ardhura si Sekretar te Ministria e Turizmit, 331.700 lekë

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, 24.936 lekë

-Të ardhura si kryetar i Bordit të Administrimit në Universitetin Politeknik, 73.960 lekë

Bashkëshortja

Fitime si përmbaruese, 72.000 lekë

Viti 2019

Llogari banakre, 3.165.765 lekë

Llogari bankare pakësuar 2.745.680 lekë

Të ardhura si Sekretar i Përngjitëm në MB, 618.537 lekë

-Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, 50.592 lekë

Të ardhura si anëtar i Komisionit Kombëtar të së Drejtës së Autorit, 29.750 lekë

Të ardhura  si anëtar bordi Ilyrian Guard, 63.240 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, 72.250 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Entit të Banesave, 38.760 lekë

Bashkëshortja

Llogari personale, 636.814 lekë

Llogari rrjedhëse biznesi, zyra e përmbarimit, 757.945 lekë

Llogari rrjedhëse biznesi, 169.721 lekë

Llogari rrjedhëse biznesi, 111.047 lekë

Fitimi neto si përmbaruese, 584.574 lekë

Paga si përmbaruese, 156.000 lekë

Të ardhura si pedagoge në universitet privat, 53.280 lekë +64.000 lekë

Të ardhura si pedagoge në universitet publik, 63.933 lekë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje