TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 21:36

“Vështirë të rikuperojë kuotat”, Nazarko: Basha do duhet të bënte “Mea Culpa” të fortë, por s’e ka bërë deri tani

Shkruar nga Pamfleti

“Vështirë të rikuperojë kuotat”, Nazarko: Basha

Analisti Mentor Nazarko, ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashws, duke thwnw se ka një humbje të madhe në kuotat e tij politike.

Sipas tij, rënien drastike të besimit Basha e ka pasur pas veprimeve kur bojkotoi zgjedhjet dhe dogji mandatin e deputetit.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla në “Real Story”, se sa besueshmëri ka Basha, pas gjithë veprimeve që ka kryer në PD, Nazarko dha këtë përgjigje: “E ka shumë të vështirë të rikuperojë kuotat.  Do duhej të bënte “Mea Culpa” të fortë, të shkëputja distancimet nga veprimet që kanë peshuar në këtë rënie të madhe, siç janë bojkoti i zgjedhjeve dhe tërheqja nga parlamenti. Unë se kam parë këtë as në ato dy kongreset që ka pasur”.

Lini një Përgjigje