TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 09:47

Raporti evropian: Fluks masiv fondesh po dalin nga Shqipëria!

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Raporti evropian: Fluks masiv fondesh po dalin nga Shqipëria!
Tirana /

Një raport europian evidenton emigrimin e fondeve shqiptare drejt Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Luksemburgut, në sinkron me intensifikimin e hetimeve të SPAK.

Një raport i dorëzuar autoriteteve të BE-së konstaton një fluks të pazakontë transferimi kapitalesh nga Shqipëria drejt tregjeve financiare perëndimore dhe aziatike, me përqendrim të veçantë në City of London. Fondet, të ardhura nga subjekte të rëndësishme ekonomike shqiptare, janë zhvendosur si likuiditete bankare, asete investimi dhe përmes kanaleve offshore, përfshirë Luksemburgun, Gjibraltarin dhe ishujt spanjollë. Raporti lidh kohën e këtij fluksi me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, periudhë që përkon me rritjen e presionit hetimor nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një largim të kapitaleve nën hetim, të pranuara në tregjet pritëse për shkak të etjes së tyre për likuiditet.

Një raport europian, i dorëzuar në autoritetet e BE-së dhe në vendet anëtare, ka analizuar një fenomen që është cilësuar “i pazakontë” në Shqipëri.

Burime të rëndësishme që kanë pasur qasje në këtë raport bëjnë me dije se ai flet për një emigrim të vlerave të mëdha monetare nga Shqipëria drejt tre vendeve kryesore: Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Luksemburgut. Sipas dokumentit, “City of London” ka akumuluar sasinë më të madhe të këtyre kapitaleve, të cilat vijnë nga subjekte të rëndësishme tregtare dhe ekonomike shqiptare.

Raporti thekson gjithashtu se titujt e transferuar nuk janë vërejtur vetëm në vendet europiane, por edhe në SHBA dhe në tregjet financiare aziatike.

Ndryshe nga likuiditeti masiv i depozituar në bankat dhe tregjet europiane, këto fonde janë transferuar si asete investimi. Dokumenti nënvizon se në tregjet malajziane, ato të Singaporit dhe sidomos në brigjet indoneziane, konkretisht në Bali, janë sinjalizuar sasi të konsiderueshme asetesh që vijnë nga Shqipëria. Transferime të ngjashme janë evidentuar edhe në Lindjen e Mesme, kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite.

Përveç skemave të investimeve, raporti europian evidenton edhe rrjedhje përmes kanaleve paralele, duke përdorur agjenci mikrofinanciare offshore, kryesisht në Luksemburg, në ishujt balnearë të Spanjës dhe në Gjibraltar.

Lëvizjet e këtyre aseteve dyshohet se lidhen me mekanizmat e të ashtuquajturave sisteme Forex të call center-ave financiare, të cilat, përveçse si skema mashtrimi, dyshohet se shërbejnë edhe si platforma për transferim dhe pastrim parash.

Nga ana tjetër, raporti thekson se periudha e nisjes së këtij fluksi përkon me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kohë që përkon edhe me intensifikimin e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Transferimi i këtyre fondeve rezulton se ka ndodhur në dy faza. Faza e parë lidhet me plane investimesh, konkretisht blerje pronash të paluajtshme, kryesisht në tregjet amerikane dhe aziatike, si dhe me transferime në tregjet bankare, ku evidentohet edhe fluksi më i madh.

Dokumenti thekson se transferimi është kryer në mënyrë relativisht të lehtë, sidomos në tregun bankar britanik dhe atë europian, çka ngre dyshime se kemi të bëjmë me një skemë të parapërgatitur nga këto tregje për të thithur likuiditet, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Ballkani, duke përdorur influenca politike dhe institucionale, veçanërisht përmes agjencive të zbatimit të ligjit.

Raporti sugjeron se presioni më i madh institucional ushtrohet kur ka transferime të mëdha fondesh drejt Shqipërisë, ndërsa në të kundërtën, lëvizjet e kapitaleve nga Shqipëria drejt tregjeve perëndimore trajtohen me standarde selektive.

Në dokument theksohet se ekzistojnë të dhëna që flasin për “kthimin” e kapitaleve të përfituara nga trafiqe të paligjshme. Por njëkohësisht dyshohet se, krahas këtyre fondeve të rikthyera, po ndodh edhe emigrimi i parave që janë vënë nën hetim nga SPAK.

Për këto fonde, raporti sugjeron se vendet pritëse kanë mbyllur sytë, të shtyra nga nevoja e lartë e tregjeve të tyre për kapitale të reja./Pamfleti

 

fluks masiv fondesh shqipëria raporti evropian

3 Komente

  1. L
    Lira

    Kur dihet problemi eshte gjysma e te keqes...

    1. k
      k

      Janë paratë e drogës ,që pasi riciklohen dhe parfumosen,ndahen me qeverinë ,dhe nisen për pushime lluksoze nëpër tregjet financjare botërore si të pastruara.Vetëm ndërkombetarët dhe Europa mund ti ndalojë se këta në shqipëri nuk do e bëjnë kurrë.

      1. P
        Po ai kunder spiuneve

        Po kur je komunist shpall armik pasurin kto gjona nodhin, ka shtete qe duan mirqenien ka shtete qe duan degradim shoqeror popull mizash mizat jan msu me bajga si pelqen pasuria, i bojn presion te pasurve harrojn qe leku te ul brekt ne kapitalizem thirrini menjes se kush ka lek jeto kudo ju morrat do vdisni qe i boni tifo ktyre te frustuarve prokuror komunist.

        Lini një Përgjigje