TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 12:11

Rama thumbon protagonistët e protestës: Duan të bëjnë karrierë më like dhe followersa, janë më qesharakët

Shkruar nga Pamfleti
Rama thumbon protagonistët e protestës: Duan të bëjnë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 20 ditësh radhazi në kryeqytet, duke ironizuar protestuesit dhe ata që, sipas tij, kërkojnë të ndërtojnë karrierë politike apo publike përmes protestës dhe rrjeteve sociale.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se protestat dhe debatet publike po ndikohen gjithnjë e më shumë nga logjika e algoritmeve të rrjeteve sociale, ku vëmendja fitohet përmes deklaratave sa më dramatike dhe parashikimeve katastrofike.

Sipas kreut të qeverisë, protesta nuk është më vetëm një formë reagimi qytetar, por është shndërruar në një “skenë” dhe një “treg” emocionesh, klikimesh dhe interesash personale.

“Ai që do të bëjë postimin më të fortë, që do të shpallë katastrofën më të afërt, ai që do të lajmërojë ndëshkimin më të egër, ai shpërblehet nga algoritmi. Dhe një protestë nuk është më protestë, është skenë. Është treg. Një treg emocionesh, klikimesh, një treg morali, madje edhe një treg karrierash”, u shpreh Rama.

Kryeministri rezervoi kritika të forta për ata që, sipas tij, synojnë të përfitojnë politikisht nga protestat, duke i cilësuar si më “qesharakët” në gjithë këtë proces.

“Po në gjithë këtë, ata të karrierave janë më qesharakët. Janë qesharakë sepse nuk e kanë marrë vesh akoma që me Partinë Socialiste dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura”, deklaroi ai.

protestat kunder rames

Lini një Përgjigje