
Gjatë qëndrimit në Vilnius, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime dy palëshe me krerë shtetesh, pjesëmarrës gjithashtu në takim.
Kryeministri Rama tha se gjatë takimit me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, diskutoi me të edhe mbi situatën në veri të Kosovës.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.
Lini një Përgjigje