Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.
Në një deklaratë për mediat ku akuzoi SPAK-un se se mundësoi arratisjen e Arben Ahmetajt, Berisha tha se “Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. Sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera. Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike”.
Sipas tij “PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i balozëve të saj do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri”.
Berisha tha se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmeta është arratisur dhe kjo ka ndodhur disa orë para se SPAK të kërkonte në parlament leje për arrestimin e tij.
“Mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit”, tha Berisha.
Sipas Berishës, qeveria ka vepruar si organizatë e mirëfilltë kriminale. Si kreun e kësaj organizate akuzon, kryeministrin Edi Rama.
Lini një Përgjigje