TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 09:42

Rama pret kryeministrin Sanchez: Takim i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Shkruar nga Pamfleti

Rama pret kryeministrin Sanchez: Takim i rëndësishëm për

Pas kreut të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri edhe homologun spanjoll Pedro Sanchez.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi mes tyre, teksa ka shkruar se është një takim miqësor, por i rëndësishëm. Gjithashtu Rama shkruan se ky takim shërben për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës.

“Kryeministria – Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje