TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 07:30

Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në Tiranë, ndryshon sërish renditja; emrat që ngelen jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkohë kanë dalë edhe 10 emrat më të votuar nga partitë te listat e hapura.

Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në
Gara për Tiranën

Në qarkun e Tiranës vijon të jetë ende një garë e fortë në listat e hapura të kandidatëve në radhët e socialistëve.

Teksa kanë mbetur shumë pak kuti për të numëruar dhe rreth 5000 zarfe nga diaspora, renditja vijon të ndryshojë në një përballje deri në votën e fundit.

Lista e hapur në qarkun e Tiranës që futi 7 deputetë përveç 12 të sigurtëve kryesohet nga Blendi Gonxhja me mbi 21 mijë vota, i ndjekur nga Erion Braçe me mbi 20 mijë dhe Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.

Tre vendet e fundit për parlamentin e ri, janë ato që kanë dhe përballjen më të fortë, kështu, Ornaldo Rakipi ka lënë pas Xhemal Qefalinë për një grusht votash deri në këto momente, teksa ky i fundit ka më shumë se Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti, të cilat nëse rezultati do të jetë i tillë do të jenë në parlament për shkak të kuotës gjinore.

Në garë është dhe Olta Xhaçka, e cila mund t’i rrëmbejë vendin Gjylametit, nëse e tejkalon me preferencat e votës së kryeqytetasve. 

Ndërkohë kanë dalë edhe 10 emrat më të votuar nga partitë te listat e hapura.

Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në

Ndërkohë 5 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, procesi i numërimit të votave ende nuk është mbyllur, por thuajse gjithçka është përcaktuar dhe ndryshimet mund të jenë shumë vogla në listën e 140 deputetëve që pritet të jenë në Kuvend gjatë 4 viteve të ardhshme.

Partia Socialiste ka arritur të marrë 83 mandate, duke i dhënë një goditje të rëndë opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, që ka siguruar vetëm 50 mandate, 3 deputetë do të çojë në Kuvend PSD e Tom Doshit, 2 deputetë do të jenë nga Mundësia e Agron Shehajt, 1 nga Bashkë e Arlind Qorrit dhe 1 nga Nisma Shqipëria Bëhet.

Në Qarkun e Shkodrës ndarja e mandateve është 5 PD, 4 PS dhe 2 PSD.

Jashtë listës fituese të PS-së në Shkodër ka mbetur Edona Bilali, e cila nuk mundi të fitojë mandatin pavarësisht 8850 votave. Nga PSD, mandatin e kanë siguruar Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.Në Qarkun e Kukësit ndarja e mandateve është 2 Partia Demokratike dhe një Partia Socialiste.

Në Qarkun e Lezhës ndarja e mandateve është 4 Partia Demokratike dhe 3 Partia Socialiste.

PS arriti të fitojë në Qarkun e Dibrës duke marrë 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 2 mandate.

Murat Dani dhe Danjel Gjuraj kanë arritur të marrin mbi 7 mijë vota, por nuk kanë arritur të sigurojnë mandatin e deputetit nga PS.Në Qarkun e Durrësit ndarja e mandateve është 8 me 6 për Partinë Socialiste.

Aulon Kalaja mbi 8 mijë vota dhe Andia Ulliri me mbi 7 mijë vota nuk kanë mundur të marrin mandatin e deputetit.

Fitore të thellë, PS mori në Qarkun e Elbasanit ku ndarja e mandateve është 10 me 4. Lista e hapur e PS-së kryesohet nga Sara Mile, e cila me 18626 vota është më e votuara në rang vendi.

Me 63.15 përqind të votave, PS-ja ka arritur fitoren më të thellë në Qarkun e Fierit, ku ndarja e mandateve është 12 me 4.

Në këtë qark, PD-ja nuk mundi të sigurojë as 5 mandate që ishte edhe lista e mbyllur, duke mbetur jashtë Eduart Sharka.

Në Qarkun e Beratit ndarja e mandateve është 5 PS dhe 2 PD.Në këtë qark, Erdis Hyka nga PS ka mbetur jashtë edhe pse ishte më i votuar se Hatixhe Konomi për shkak të plotësimit të kuotave gjinore.

Në Qarkun e Korçës ndarja e mandateve është 6 PS dhe 4 PD.Në Qarkun e Vlorës ndarja e mandateve është 9 PS dhe 3 PD.

Në Qarkun e Gjirokastrës ndarja e mandateve është 3 PS dhe 1 PD.Edhe në Qarkun e Tiranës Partia Socialiste arriti objektivat duke marrë 19 mandate, PD 13 mandate, 2 mandate i siguroi Partia Mundësia, 1 mandat Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat Lëvizja Bashkë dhe 1 PSD.

Nga Lëvizja Bashkë i pari në listë është Redi Muçi. Ndërkohë, nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i pari në listë është Ana Dajko. Nga Partia Mundësia futen Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Albana Pëllumbi është kandidatja e PSD që ka siguruar mandatin në Qarkun e Tiranës .

garë e fortë mes “të preferuarve” të ps në tiranë

Lini një Përgjigje