TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2026, 13:18

Rama paralajmëron socialistët: Hyrja në BE kërkon sakrifica, 3-4 vitet e fundit do jenë vendimtare

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se pretendimet e opozitës për media të kontrolluara nga qeveria nuk përputhen me realitetin që, sipas tij, reflektohet në përmbajtjen dhe raportimin e mediave dhe portaleve në vend.

Rama paralajmëron socialistët: Hyrja në BE kërkon sakrifica,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS në Elbasan, thotë se Shqipëria ndodhet në fazën më të afërt me anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa paralajmëroi se 3 deri në 4 vitet e ardhshme do të jenë periudha më e vështirë e procesit të integrimit.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste, Rama tha se vendi duhet të përputhë ligjet dhe standardet me ato të BE-së, duke e cilësuar këtë si fazën më delikate të rrugës drejt anëtarësimit.

“Ky takim është në vazhdën e nevojës për bashkëbisedim mbi tema me rëndësi për momentin ku po kalon Shqipëria. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike.”, tha Rama.

Ai kërkoi më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga strukturat socialiste, duke theksuar se PS duhet të përballet me kundërshtarë politikë, mediatikë dhe me përmbajtjet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ramës u ndal edhe tek liria e medias si kusht kryesor për anëtarsimin në BE. Ai tha se hapësirën mediatike shqiptare e dominon kritika ndaj qeverisë dhe jo mbështetja për të, por kjo bie poshtë edhe me një vëzhgim të thjeshë të mjedisit mediatik në vend, plus raportet ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

“Nuk ekziston një vend me media të kapura ku 60% të hapësirës e kanë forcat kundër qeverisë. 57% e portaleve janë kundër qeverisë, ndërkohë që një pjesë tjetër janë neutral dhe një pjesë e vogël mund të konsiderohet pro qeveritar. Është një pasqyrë që duhet ta kemi parasysh për ne dhe njerëzit tanë në të gjithë territorin.”, deklaroi ai.

Në vijim të fjalës së tij, Rama u ndal edhe te klima politike dhe debati publik në vend. Ai tha se Partia Socialiste duhet të ruajë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë asaj që e konsideroi një fushatë të vazhdueshme akuzash dhe deformimesh të realitetit.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm që hapat e fundit të 3-4 viteve që kemi përpara, janë edhe më të vështirat, sepse është faza kur duet të përputhim të gjithë organizmin tonë shtetëror me atë të BE, në aspektin jo vetëm të ligjeve por edhe standardeve. Vetëdija na duhet që ta ndjejmë së bashku përgjegjësinë. PS familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë dhe motivimin për të shkuar më shpejt përpara me një tërësi forcash e faktorësh që janë tërësisht kundër nesh. Forca e faktorë politikë, mediatikë, socialë në sensin e pranisë në rrjetet sociale që prodhojnë e shpërndajnë në mënyrë marramendës e gënjeshtra e gjysmë të vërteta, akuza, lajme që edhe kur nuk janë të pavërtetë vendosen në një proporcion të zhdrejtë me realitetin.”, u shpreh Rama.

Kryeministri përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se pretendimet e opozitës për media të kontrolluara nga qeveria nuk përputhen me realitetin që, sipas tij, reflektohet në përmbajtjen dhe raportimin e mediave dhe portaleve në vend.

rama paralajmëron socialistët hyrja në be kërkon sakrifica

3 Komente

  1. T
    Tony

    Perse te duhet hyrja ne BE o qerrata qe te humbni gjurmet e krimeve ndaj pasurive, trojeve, shkaterrimit e zhvatjeve te Shqiptareve e ta beni mish mash vendin me ruse e ukrainas, serbe, italiane, greke, me arabe e bangladesher. Pse nuk kerkoni bashkimin e trojeve hqiptare por i lepini bythen kurves Europe qe na sakatoi e bente sehir kur ne vuanim nen te tjeret? Ju, te gjitha palet, ndoshta doni te beheni edhe mbreter e princer te Mbreterise Rrumpalle qe krijuat

    1. A
      AAA

      Ne Europe do hyjme vetem po patem fat qe dhe Europa te behet e koruptuar ne keto 3 - 4 vjet. Do zoti.

      1. L
        Lafi

        Pa dorashka fare, e dini ca nenkupton rama me sakrifica socialiste??? Eshte mesazh qe te vjedhin cik me pak se nuk mban me uje pilafi

        Lini një Përgjigje