TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2026, 12:28

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut vizitë në Pustec: Brezat e rinj nuk duhet të paguajnë për ndasitë politike

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut vizitë në Pustec: Brezat
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, këtë të diel ka bër një vizitë në fshatin Kallamas në bashkinë e Pustecit, ku mori pjesë në inaugurimin e një monumenti kushtuar heronjve maqedonas të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, Mickoski deklaroi se monumenti përfaqëson “një dëshmi të historisë, sakrificës dhe guximit” të atyre që, sipas tij, mbrojtën lirinë dhe identitetin maqedonas gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi se të rënët “nuk u lëkundën dhe nuk hoqën dorë nga populli i tyre” në ditët më të vështira të luftës.

“Nuk jemi mbledhur vetëm përpara një monumenti, por përpara një kujtese që nuk mund të fshihet, sepse është shkruar me sakrificë, guxim dhe dashuri për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh kryeministri maqedonas në fjalën e tij.

Mickoski vlerësoi gjithashtu komunitetin maqedonas në Shqipëri, të cilin e cilësoi si pjesë të pandashme të trungut kombëtar maqedonas dhe njëkohësisht qytetarë besnikë të shtetit shqiptar.

"Sot, kur po zbulojmë këtë monument, ne nuk shikojmë pas për të mbetur në të kaluarën. Përkundrazi. Shikojmë pas që të dimë kush jemi dhe kah po shkojmë.

Një popull pa kujtesë është një popull pa të ardhme. Ndërsa një popull që i respekton heronjtë e vet, nuk zhduket kurrë.
Prandaj kjo nuk është vetëm një akt përkujtimi. Ky është një akt dinjiteti kombëtar.
Maqedonasit në Shqipëri janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar maqedonas. Dhe maqedonasit në Shqipëri janë qytetarë besnikë të Shqipërisë.

Qëndresa juaj ndër dekada është një vepër e denjë për respekt. Ju e ruajtët emrin maqedonas, gjuhën, traditën dhe shpirtin atëherë kur ishte më së vështiri.

Dhe për këtë arsye sot dua të dërgoj një mesazh të qartë: mëmëdheu nuk do të harrojë kurrë. Maqedonia qëndron me popullin e saj kudo që ndodhet, me respekt, me kujdes dhe me mbështetje të sinqertë.
Por sot, nga ky vend i shenjtë, dua të dërgoj edhe një mesazh tjetër, më të rëndësishëm: mesazhin e unitetit.
Maqedonisë sot më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi. Të bashkohemi rreth interesave kombëtare, rreth së ardhmes së fëmijëve tanë, rreth respektit për historinë tonë dhe dinjitetin e popullit.

Paraardhësit tuaj nuk u ndanë kur mbronin lirinë. Nuk pyesnin kush nga ishte dhe as kujt i përkiste. Të gjithë qëndronin nën një emër.
Këtë mësim duhet ta mësojmë edhe sot.", tha kryeministri i RMV.

hristian mickovski

Lini një Përgjigje