TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 15:21

Rama nuk humbet kohë, i shkon Begajt në Presidencë dhe i kërkon dekretimin e ndryshimeve në qeveri!

Shkruar nga Pamfleti

Rama nuk humbet kohë, i shkon Begajt në Presidencë dhe i

Presidenti Begaj pritet të dekretojë ndryshimet në qeveri.

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar ndryshimet e bëra në qeveri. Menjëherë pas Kongresit, kreu i qeverisë ka mbërritur në Presidencë.

Kryeministri mbërriti në Presidencë për t'i dorëzuar Begajt ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar të njoftuara në Kongresin e PS.

Edhe presidenti Begaj duket se ishte njoftuar paraprakisht për ndryshimet në qeveri, pasi ai mbërriti në Presidencën paraditen e kësaj të diele. Presidenti Begaj pritet të dekretojë ndryshimet në qeveri.

Kush janë ndryshimet në Qeveri?

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Lini një Përgjigje