TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 14:23

Rama hedh deputetët e ministrat e PS në 'prangat' e SPAK: Kush ka mizë nën kësulë, do të japë llogari

Shkruar nga Pamfleti

Rama hedh deputetët e ministrat e PS në 'prangat' e SPAK:

Kryeministri Edi Rama është treguar i 'prerë' me ministrat dhe deputetët e PS, teksa deklaroi se kush është i korruptuar e ka vendin në SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kushdo që thirret nga Prokuroria e Posaçme duhet të shkojë e të japë shpjegime.

“Kush ka fakte dhe prova për korrupsion, ka një adresë te SPAK. Edhe pse ia qajnë hall SPAK, janë turrur mileti bëjnë denoncime. Kush ka llogari për të dhënë llogari për korrupsion, e ka adresën te SPAK. Kush e thërrasin për shpjegime, të shkojë. Duhet të mësohemi edhe me këtë. Do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit, të thirresh e të japësh shpjegime. Të tjera janë dokrra hini dhe shqiptarët, dokrrat e hinit nuk i hanë për fruta të thata. Lavdi Zotit dhe shqiptarëve që janë angazhuar dhe mbështesin këtë parti, ne jemi 800 mijë njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë, të bëhet Shqipëria, plus edhe ata që do votjnë nga emigraconi, duhet të synojmë 1 milion. Ish ministri, e thërrin e bënë, sikur e bënë dëshmior, na iku njëri, dy, tre, duhet të bëjë derman për syrin te një hoxhë apo prift, ne nuk i bëjmë dot derman”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje