TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 14:11

Rama 'tërmet' në qeveri! Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete, tre emra të rinj në kabinet

Shkruar nga Pamfleti
Rama 'tërmet' në qeveri! Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete,
Edi Rama

Në Kongresin e PS, ditën e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, me tre prurje të reja në kabinet. Ata janë Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vëngu.

Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.

Balla largohet nga si ministër i Bredshëm dhe do të marrë karrigen e Elisa Spiropalit që u emërua kryetajra e re e Kuvendit.

Ndërkohë, dikasterin e Ministrisë së Brendshme do ta drejtojë tani Ervin Hoxha, kreu i IKMT.

Rama 'tërmet' në qeveri! Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete,
Ervin Hoxha

Një emër i ri në kabinetin Rama, është e emri i Pirro Vëngut, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, që do të zëvendësojë në detyrë Niko Peleshin.

Rama 'tërmet' në qeveri! Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete,
Pirro Vëngu

Edhe mininstri i Financave, Ervin Mete do të largohet nga detyra dhe vendin e tij do ta marrë Petrit Malaj që ka mbajtgur postin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Rama 'tërmet' në qeveri! Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete,
Petrit Malaj

Ndryshimet në qeveri që Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj:
Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit 
Bledi Çuçi nënkrytetar i parlamentit
Ministër shteti për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla
Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha.
Ministër i Financave Petrit Malaj
Ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu

 

Lini një Përgjigje