TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 14:05

Rama emëron Elisa Spiropalin kryetare të Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Rama emëron Elisa Spiropalin kryetare të Kuvendit
Elisa Spiropali

Kryeminsitri Edi Rama në Kongresin e PS, ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Elisa Spiropalin pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”., tha Rama.

Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, që u zëvendësua si ministër i Mbrojtjes nga Pirro Vëngu, drejtori i Autoritetit Portual Durrës.

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së Parlamentit pas një periudhe 3 vjeçare në drejtimin e Kuvendit.

Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha ajo te pamundur vazhdimin e detyres.

Mesazhin e saj, Nikolla e mbylli me një lutje që largimi i saj të mos spekulohet politikisht, ndërsa falënderime shkuan edhe për kryeministrin Edi Rama. 

 

Lini një Përgjigje