
Ndryshimet në Qeveri i kanë gjetur të pa përgatitur disa prej socialistëve.
Kryeministri Edi Rama i ka komunikuar live emrat, ndërsa kanë marrë vëmendje reagimet e disa prej të pranishmëve.
Ashtu siç ishte përfolur në 48 orët e fundit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, Rama propozoi Elisa Spiropalin për ta zëvendësuar.
Ndërkohë që një tjetër surprizë e madhe ishte dhe largimi i Taulant Ballës nga ministria e Brendshme, për t’iu besuar posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kurse ministria e Brendshme iu besua Ervin Hoxhës.
Ervin Mete u largua nga Financat për tu zëvendësuar nga Petrit Malaj.
Kurse Bledi Çuçi u largua si kryetar i grupit parlamentar për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kryetar i grupit socialist u emërua Niko Peleshi i larguar nga ministria e Mbrojtjes, post që e mori Pirro Vëngu.
Të gjitha këto lëvizje u duk që ishin surprizë pasi edhe vetë protagonistët e këtyre lëvizjeve mbetën të habitur.
Lini një Përgjigje