TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 15:14

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, reagon Bardhi: Gënjeshtar, ka marrë peng të ardhmen europiane

Shkruar nga Pamfleti

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, reagon Bardhi: Gënjeshtar, ka

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.

Bardhi shkruan se Rama prej 26 vitesh është po i njëjti, duke shtuar se kryeministri është një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

"Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm", tha Bardhi.

bardhi rama kongres ps

Lini një Përgjigje