TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 21:26

Rama në CNN për protestat: Shqipëria është nën sulm, nuk ekziston “ishulli i familjes Trump”

Shkruar nga Pamfleti
Rama në CNN për protestat: Shqipëria është nën
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në një media ndërkombëtare për protestat kundër projektit turistik në Zvërnec. Në një intervistë për CNN International, kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se projekti lidhet me krijimin e një “ishulli privat të familjes Trump”, ndërsa akuzoi kundërshtarët e investimit se po përhapin lajme të rreme dhe po zhvillojnë një fushatë dezinformimi kundër Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e CNN për protestat që janë zhvilluar në Tiranë dhe në zonat bregdetare kundër investimit të Jared Kushner, Rama tha se realiteti po shtrembërohet dhe se nuk ka protesta në të gjithë vendin, siç pretendohet.

Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara. Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet”, tha Rama.

Kryeministri shkoi më tej, duke e lidhur debatin e krijuar rreth projektit me atë që e cilësoi si një sulm të organizuar kundër Shqipërisë dhe zhvillimit të saj turistik.

Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi. Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe”, deklaroi ai.

Në përgjigjen e tij për CNN, Rama mohoi gjithashtu një nga akuzat kryesore që është artikuluar nga kundërshtarët e projektit, atë të krijimit të një ishulli privat në favor të familjes Trump apo marrjes nën kontroll të zonave të mbrojtura.

Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo”, u shpreh kryeministri.

rama protesta

1 Komente

  1. R
    Rhd

    Shpifes, Shqiperia po mbrohet prej ndytesise tende!

    Lini një Përgjigje