TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 10:22

Rama mbledh Kryesinë e re pas Asamblesë së PS

Shkruar nga Pamfleti

Rama mbledh Kryesinë e re pas Asamblesë së PS

Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e re të Partisë Socialiste, e cila u zgjodh dje gjatë Asamblesë.

Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30. Mësohet se në fokus është organizimi i fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë:

Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota.
Albana Koçiu, 283 vota
⁠Klodiana Spahiu, 279 vota
⁠Anila Denaj, 278 vota
⁠Etilda Gjonaj, 219 vota
Dy kandidatet që nuk u zgjodhën janë Klotilda Bushka, që mori 216 vota dhe Delina Ibrahimaj që mori148 vota.

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë:

Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota.
Arben Pëllumbi 294 vota
Toni Gogu 250 vota
Eduard Shalsi 241 vota
Igli Hasani 228 vota
Dy kandidatët që nuk u zgjodhën janë Pirro Vëngu që mori 210 vota dhe Vangjel Tavo që mori 174 vota.

Sekretarët: 

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; 
Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; 
Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; 
Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; 
Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; 
Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Lini një Përgjigje