TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 07:55

Presidenti Begaj mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Një

Në nisje të vitit të ri shkollor, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Begaj uroi në veçanti nxënësit e klasave të para, ndërsa thotë se “një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!

Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.

Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Presidenti.

Lini një Përgjigje