
Kreu demokrat, Sali Berisha, nga Durrësi ku zhvilloi mitingun e rradhës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke prezantuar kandidatët për deputet të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, tha se Rama nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita, por shumë shpejt do e mësojë se Disney është në mbështetjen tuaj
Berisha duke iu drejtuar Kryeministrit tha se ai është i pashpresë.
“Edi Rama, je i pashpresë. E di ti se e bitise siç e meriton. Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas. Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet.
Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative. Kur të marrësh vesh se Walt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij.
Prej dy muajsh përballen dy alternativa.
Përballet një alternativë, e cila pasi ka plaçkitur dhe grabitur 12 vite qytetarët shqiptarë, pasi ka mashtruar ditë e natë dhe nuk ka mbajtur dot asnjë premtim, përpiqet të fshihet pas zhabave, hardhucave, avertebrorëve, reptilëve, dhe beson se në këtë mënyrë ai do t’u hutojë ju. Në këtë mënyrë ai do u shpërqendrojë. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do pyesin se çfarë programi ka për jetën time, për punën time, për shëndetin tim, për fëmijët e mi, për mirëqenien time, për të ardhmen e Shqipërisë.
Këto për të nuk ekzistojnë.
Ekziston vetëm përpjekja e turpshme, e shpifur për të mashtruar qytetarët, për të mbyllur ekranet televizive.
A e dini ju, sot një bashkëpunëtor i imi më njoftoi, ‘mi anuluan dy studio ftesat, më thanë se ka urdhëruar Rama, nuk vijnë socialistët’. Nuk dalin dot, nuk përballen dot se kanë vetëm mashtrime, se kanë vetëm vjedhje, se kanë vetëm mëkate”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje