TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 20:07

“Faleminderit Marta që na shkelmove në....”, Rama: Integrimi i Shqipërisë, zgjedhje ekzistenciale

Shkruar nga Pamfleti

“Faleminderit Marta që na shkelmove në....”, Rama:

Shqipëria ka mbajtur sot konferencën e katër ndërqeveritare me BE. Pas takimit kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat me ministrin e Jashtëm polak, pasi Polonia ka presidencën dhe Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos. Rama e falenderoi këtë të fundit duke folur më lirshëm se çduhet.

Falenderimet e sinqerta shkojnë për KE dhe komisioneren Marta Kos, që sic e kam thënë dikur thyente rekorde dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometër I vendeve tona, që sigurohet që cdo lëvizje të na çojë përpara. Më lejoni të theksoj që së bashku me komisionin dhe udhëheqjen e Martës kemi rënë dakord për një axhendë mjaft ambicioneze. Presim me padurim që brenda 2027 të gjithë grupkapitujt të jenë çelur. Jemi këtu për të rikonfirmuar vendosmërinë tonë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt, për Shqipërinë BE është shumë më tepër se një ambicie politike apo ekonomike, është zgjedhje ekzistenciale jete. E dimë dhe kemi mësuar se liritë tona individuale barazia para ligjit, nuk mund të garantohet askund tjetër veçse brenda BE. Faleminderit shumë, e di që kë shumë punë për të bërë dhe keni qenë tejet i dedikuar ndaj kësaj pjese. Faleminderit Marta që na dhe besim, na ke shtyrë pa hezitim dhe na shkelmove në prapanicë kur duhej”, u shpreh Rama.

 

Lini një Përgjigje