TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 19:49

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri polak: Mbështesim një zgjerim të mbështetur në meritë

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri polak: Mbështesim

Shqipëria ka mbajtur ditën e sotme konferencën e katërt ndërqeveritare me BE, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Sot u hapën dy grup-kapituj të rëndësishëm, ata të tregut të brendshëm dhe konkurrencës, të cilët janë pjesë e agjendës për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë.

Në fund të mbledhjes pati një konferencë për mediat mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Jashtë të Polonisë, Radosław Sikorski  dhe shefes së zgjerimit, Marta Kos.

Zgjerimi i BE, bazuar në meritë është prioritet i presidencës polake, tha Sikorski. Ai u shpreh se kapitujt që hapen sot, janë jetike për integrimin ekonomik të Shqipërisë.

Presidenca polake mbështet një zgjerim të mbështetur në meritë. Ambicia e presidencës për të bërë progres në zgjerim, politika ambicioze e zgjerimit, është diçka për të cilën kemi punuar pa reshtur. Kapitujt që hapëm sot janë jetikë në integrimin ekonomik të Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama, shumica dërrmuese e popullit shqiptar, mbështet rrugën ku ju jeni. Kjo është shtysë pozitive për ne. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere dhe mbështetëse e palëkundur e Ukrainës”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje