Ky kërcënim i Ramës duket se i vuri të gjithë në lëvizje. Thuajse të gjithë ministrat dhe deputetët kanë bërë statuse në rrjetet sociale, duke folur me superlativa për mbledhjen e sotme.
Paralajmërimi që Edi Rama sot i bëri Elisa Spiropalit në mbledhjen e grupit te Pallati i Brigadave, ishte një mesazh për të gjithë: kushdo që në PS ngre zërin, përjashtohet.
Prej disa kohësh ka pasur divergjenca dhe pakënaqësi brenda socialistëve, mirëpo askush nuk ka guxuar të ngrejë zërin. Për shkak të frikës së rebelimit, Rama disa i joshi e disa i dërgoi në burg.
Spiropali ishte ndër të vetmet që doli hapur kundër, edhe pse kjo vetëm pasi u largua nga posti i ministres. Po ashtu edhe Erion Braçe duket jo fort i kënaqur, teksa ka shfaqur interes për Bashkinë e Tiranës.
Mirëpo sot Rama ia ka bërë të qartë Spiropalit dhe përmes saj të gjithë të tjerëve që të mos guxojnë të ngrenë zërin, pasi kush flet kundër partisë apo kundër tij e gjen veten jashtë grupit.
“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh”, ka thënë Rama.
Pra duket qartë se mesazhi nuk ishte vetëm për Elisën, por për këta që kanë filluar të ngrenë krye, të paktën brenda grupit, pasi në bazë pakënaqësitë nuk ndalen.
Dhe ky kërcënim i Ramës duket se i vuri të gjithë në lëvizje. Thuajse të gjithë ministrat dhe deputetët kanë bërë statuse në rrjetet sociale, duke folur me superlativa për mbledhjen e sotme.
Ishte vetë Rama që dha disa detaje i pari dhe më pas nuk u ndalën statuset. “Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, shprehet kryeministri.
Zhvillimet sot tregojnë se dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, po ecin në të njëjtën linjë. Sali Berisha dhe Edi Rama nuk pranojnë asnjë zë kundër dhe kush guxon dhe kritikon, largohet.
Berisha përjashtoi Salianjin, ndërsa Rama ka gati përjashtimin e Spiropalit. Pra njëri është i kënaqur në opozitë e tjetri në qeveri. Të dy janë dy diktatorë të vegjël, që shtypin këdo që do t’i largojë. /Pamfleti





Keta funksionaret e larte te PS a mbajne breke rezerve me vete kur i mbledh Rama ne takime? Kam frike se nuk mbajne, prandaj vjen era m.t nga zyrat ku bejne takimet e gjera, Jepuni nga nje pale breke rezerve te nderrohen kur dalin nga keto mbledhje.