Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të degëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e 8 majit ka të bëjë me dy çështje themelore, farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga kryeministri Edi Rama.
Berisha u shpreh se një çështje me të rëndësishme gjatë kësaj mbledhje është protesta e datës 8 maj.
"Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo rizgjedhur në procesin zgjedhor, të bazuar në votën, vullnetin e anëtarëve të PD, proces pra që bazohet në vlerat më themelore të vendimmarrjes demokratike, në dallim nga partia e krimit, në dallim nga organizata kriminale që udhëhiqet nga vrasës, nga trafikantë, nga plaçkitës, nga antishqiptarë të vërtetë, e cila nga viti 2009 deri sot, nuk e di se ç’do të thotë më votë.
E tëra e shndërruar në funksion të një njeriu, të cilit për të mos prishur gojën, por i shkon çdo epitet i merituar. Të një njeriu, që ka shndërruar atë parti në një leckë të veten. Të një njeriu, që ka shndërruar atë parti, ajo parti ka lindur në krim, është ushqyer me krim dhe sot është kriminele jo vetëm në gen, por edhe në veprimtarinë e saj ndaj qytetarëve shqiptarë. Në veprimtarinë e saj ndaj Shqipërisë. Por kemi thirrur këtë mbledhje me ju për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Dhe kjo çështje është protesta e datës 8 maj. Protesta e datës 8 maj ka të bëjë me dy çështje themelore të narkoregjimit të sotëm.
Ka të bëjë gjithnjë me farsën e tij elektorale dhe ka të bëjë gjithnjë me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e tij. Të nderuar drejtues politikë të qarqeve, kryetarë të degëve. Për secilin prej jush, për çdo drejtues të PD, çdo anëtare dhe anëtar të saj, duhet të jetë e qartë si drita e diellit se me vendimet qëmoti për Lubi Ballukun me përdorimin e 81 mandateve në mburojë të saj, Edi Rama është bërë më i rrezikshëm se kurrë për këtë vend. Me vendimin që Edi Rama mori për të mbrojtur veten e tij në dosjen Balluku, doli para shqiptarëve dhe botës si njeriu që tashmë ka në duart e tij çdo pushtet.
Si njeriu i pushtetit absolut në Shqipëri. Doli si njeriu që është i vendosur për të mbrojtur lëkurën e tij të marrë çdo vendim kundër qytetarëve shqiptarë. Të marrë çdo vendim kundër Shqipërisë. Kundër gjithçkaje tjetër sepse në ligjin e diktatorëve, lidhjet e tyre të krimit janë lidhjet e tyre më të fuqishme, për të cilat ata janë të gatshëm të japin gjithçka dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre," tha Berisha.
O Berish,o LECKE, hap rrugen e lere gjuhen e FEMRAVE TE KEQIJA TE RRUGES> Ti kerko falje per cfare ke bere gabim dhe fol cfare do besh ti o LEGJEND MADHESHTORE o MASHTRUES, o I PABESE
Kur flet ky per Ramen te vjen ti drejtohesh zotit. Kaq shume ka degraduar ky shpellar!