Në sallën e gjyqit u shfaq jo vetëm i pandehuri Ilir Meta, por edhe përplasja e vjetër mes njeriut që hesht dhe fenomenit politik që nuk di të ndalet...
Pamja, shndërrimi, metamorfoza e Ilir Metas në sallën e gjyqit, e kapur nga kamerat dhe e fiksuar nga fotoreporterët, ka bërë një përshtypje të fortë.
Kishte shumë elementë për të tërhequr vëmendjen, aq sa efekti ishte realisht tronditës. Si zakonisht, pas kësaj nisi një reagim i gjerë publik mbi ngjarjen, mbi pamjen dhe mbi ndikimin që ajo prodhoi. Natyrisht, në të nxehtë, pa reflektim, pa analizë të thellë mbi atë që në të vërtetë përfaqëson.
Sepse në gjithë këtë mori reagimesh, të pritshme, ndërthuren sentimentet pro dhe kundër, por edhe një kategori tjetër që nuk mban anë, por përpiqet të kuptojë: çfarë përfaqëson kjo gjendje, kjo metamorfozë e njeriut që pamë sot?
Kush është kjo figure, apo më saktë, cili ishte në të vërtetë: Ilir Meta njeriu, apo fenomeni?
Shqipëria nuk është Danimarka apo Finlanda, ku pamja e një të pandehuri pas xhamit të blinduar trajtohet si një episod procedural pa ngarkesë emocionale. Në Shqipëri kemi shembuj konkretë njerëzish me mish e me kocka, që kanë hyrë në burg të rinj dhe kanë dalë pleq.
Kanë dalë me flokë të thinjur apo të rralluar, me fytyrë të lodhur e trup të dobësuar, por me kurrizin drejt, të rregulluar me kujdes dhe me një dëshirë të fortë për jetën sapo kanë parë lirinë.
Madje, kur kanë përqafuar apo puthur dashurinë e tyre me gjithë afshin e munguar, u është dukur vetja në një parajsë reale, krejt ndryshe nga predikimet e ndonjë kleriku që u fliste për një lumturi të shtyrë në një botë tjetër, pas vuajtjeve të kësaj bote.
Doni shembuj?
Pjetër Arbnori, që bëri 28 vite burg në Burrel, dhe kur doli, u martua, krijoi familje, u bë kryetar Kuvendi, mbajti fjalime dhe shkroi libra.
Fatos Lubonja dhe Spartak Ngjela, të cilëve burgu u mori rininë dhe vitet më të mira, por aktivitetin e tyre më të rëndësishëm e zhvilluan pas daljes nga ferri komunist, duke jetuar si njerëz dhe jo si fenomene.
Ilir Meta i sotëm ishte ndryshe: i rënduar, i trishtuar, i frustruar dhe i zemëruar. Kjo u reflektua edhe në deklarimet e tij, ku përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, George Sorosit, McGonigalit dhe drejtësisë së re.
Në këtë pjesë, Meta nuk zhgënjeu: erdhi si politikani që, edhe sikur të mos ishte në burg, do të thoshte të njëjtat gjëra. Mungonin vetëm ulërimat e njohura nga foltorja e Partisë së Lirisë, të cilat sot, natyrshëm, nuk do të ishin koherente me situatën.
Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte njeriu Ilir Meta. Gjendja e tij shpirtërore. Një dimension që, edhe pse ai vetë nuk duket se dëshiron ta ekspozojë, nuk mund ta fshehë plotësisht.
A mundej që sot, në ditën e hapjes së procesit, të dilte dhe të thoshte thjesht:
“Unë jam Ilir Meta. Jam burgosur pa të drejtë për dy vite. Do të argumentoj pafajësinë time. Përshëndes familjen, miqtë dhe këdo që beson te e vërteta”?
Pa dyshim që mundej.
Por duket se Meta ka zgjedhur, dhe vazhdon të zgjedhë, fenomenin mbi njeriun. Një fenomen që e ka ndërtuar ndër vite dhe që ndoshta tashmë e dominon.
Ndërsa njeriu, ai i vërteti, mbetet në hije. Ndoshta edhe për vetë Ilirin.
Dhe kjo është arsyeja pse, në këtë proces që sapo ka nisur, do të flasin më shumë të tjerët: prokurorët, avokatët, dëshmitarët, provat.
Sepse Iliri, njeriu, duket se ka frikë të flasë me Ilirin.
Dhe ndoshta, për arsye që ai i di shumë mirë./Pamfleti
Se çfarë u tha e çfarë u be une nuk mora vesh por nje gje di që, akoma më kete shpifesiren merreni ju?
Media ka per detyr te i formoje e pelqe ti apo apo jo ty zoteri.
Ka patur ne dore te mos fuse njerez ne burg por u be pjese me Ramen. Ka patur mundesi te lehtesoi vuajtjet e te burgosurve (ne fund te fundit jane njerez) dhe nuk e beri sepse ishte shume njeri i keq..Tani e zune mallkimet e njerezve..
Mallkuar qofshin hajdutet e politikes shqiptare. Mallkimi i hallexhinjve qe tallen e zhvaten zyrave te shtetit. Mos pafshin mire ne jete, ne 7 breza kalofte mallkimi i popullit mbi hajdutetrit dhe familjet e tyre.
AMIN. NE BURG TE PAFSHIM, SEPSE ASNJEHERE NUK MENDOVE PER POPULLIN FUKARA.
Ne registration qe I beri zevendesi I tij , I tij Meta akuzohej per 700 mije euro korrupsion , dhe Rama atehere kryetarit opposite organizing protesten me Te pergjakeshme qe ka para Shqiperia post komuniste ku nuk mjaftuan dajaket qe ishin paisur protestuesit po u shkulen dhe pllakat e Bulevardi per Te goditur policine Te paisur vetem me mbrojtesev pvc , dhe sipas ish kom Te grades ne nje internists te klan tv eshte guitar me arme nga pyramids . Rama sot akuzohet per Millard’s euro Te vjedhura dhe nuk po behet proteste e pergjakeshme si there . Meta sot po paguan meditation e tij se nje vit pas protestes Ben koalicion me Ramen dhe I jep pushtetin Rames dhe Rama sot ja superglue me burgosje ku deri me sot proletarian nuk ka parasites asnje fakt po e sigurte e arresti dhe po e demon Rama qe e ka kapur drejtesi e e sorosit per fyti . Meta e minute Ramen kur i Lenten kepucet dhe I hiqte plugger e chaketes po si duket i pelqenin secular ., dhe ne asnje menyre nuk duhen ti jepte pushtetin Meta po paguan mediokritetin e tij .
Po ja japin “penicilinen” ne burg pak e nga pak me sa duket… di shume e kercenoi kafshet e tjera qe e kane ne dore Kjo gjelle qensh kete perfundim ka, ndoshta brenda vitit
Kur, Meta sulmoi F Nanon, sulmoi Londren, kur, sulmoi E Ramen sulmoi Tel-Avivin ! Kimetja u perpoq te fshehe impaktet , sepse dihet qe injoranca e Shqiptareve eshte me fame sepse tradhetaret i kane bere heronj, dhe heronjte i quajne tradhetare si psh : Ata qe kane vrare Italiane dhe Gjermane jane akoma " heronj" te " Atdheut " qe rane per fitoren e Anglo-Hebreve !
Mbajtja e Metes ne kafaz dhe paraqitja e tille para medieve, ndërkohe qe aktakuza e ngarkon me vetem 10% te veprave kriminale qe Meta ka kryer, eshte skenar i Ramutit dhe Salehit. Ata duanë qe te krijojnë nje opinion "dhembshurie" per Meten