Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit në selinë blu me kryetarët e degëve të partisë, u la porosi këtyre të fundit të riorganizojnë partinë në qarqet e tyre.
Berisha e evidentoi organizimin e partisë si një nga mangësitë më të mëdha këto vite. Sakaq, shtoi se Rama del nga qerthulli ku ka rënë, vetëm po e lanë demokratët.
Berisha: Për të gjithë ju dhe ne, kryefjala e të gjithave është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e venë në dyshim këtë gabojnë. Jemi parti e madhe. Kemi patur një problem. Ne nuk jemi marrë me shkallën e duhur me organizimin. Ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë për qëllimin tonë. Sot, dhe çdo ditë, kryetarët anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, kanë detyrën organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet. Edhe kjo është e domosdoshme në situatën e krijuar.
Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne. Nuk mund të dalë. Dha një intervistë, në një gazetë europiane. Shtypi europian iu përvesh si hipokrit, si mashtrues e të tjerë me radhë. Të gjitha cituan opozitën. Zërin e tyre, duhet të bëjmë gjithçka që këto përpjekje të vijnë në rritje. Edi Rama çdo ditë bëhet më armik, më antishqiptarë, më hajdut me organizatën e tij kriminale. Ne nuk do e pranojmë kurrë.
Lini një Përgjigje