TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 13:43

Rama i thur elozhe Melonit: Mike e Shqipërisë, u angazhua personalisht për marrëveshjen për pensionet

Shkruar nga Pamfleti

Rama i thur elozhe Melonit: Mike e Shqipërisë, u angazhua personalisht

Kryeministri Edi Rama duke përmendur arritjet me Italinë, tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.

Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni teksa u shpreh se ky pakt u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.

“421 mijë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje