TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 13:29

“Njollë turpi në historinë e Europës!”, Rama thumbon Athinën: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si ju

Shkruar nga Pamfleti

“Njollë turpi në historinë e Europës!”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Athinën, teksa ka kujtuar faktin që shqiptarët të cilët u detyruan të jetonin në Greqi, u detyruan gjithashtu të ndryshonin edhe emrat që u kishin vënë prindërit.

Gjatë vizitës së sotme në Itali, Rama u shpreh se ky ishte një turp në mes të Europës.

“Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thoshnin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.

Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike”, tha kryeministri.

Lini një Përgjigje