TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 09:27

Dega e PD në Korçë zgjedh sot kryetarin e ri, tre kandidatët në garë

Shkruar nga Pamfleti

Dega e PD në Korçë zgjedh sot kryetarin e ri, tre

Dega e Partisë Demokratike në Korçë zgjedh sot kryetarin e saj mes tre kandidatëve të përfshirë në garë: Dhimitri Çyfeku, Eleina Qirici dhe Harito Zoto.

Qendra e votimit pranë selisë së PD në Korçë është hapur që prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Për këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të PD.

Në zgjedhjet e kaluara për kryetar kanë votuar 1138 demokratë.

Deri më tani kanë votuar 12 demokratë dhe pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja.

Kandidaturat, sipas rendit alfabetik, në fletën e votimit do të jenë:

1. Dhimitri Sotir Çyfeku

2. Eleina Theodhoraq Qirici

3. Harito Llazar Zoto

Lini një Përgjigje