TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2024, 21:36

Del sërish në skenë Fatmir Xhafaj, gazetarja tregon të fshehtat e Rezolutës Antikorrupsion të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Del sërish në skenë Fatmir Xhafaj, gazetarja tregon të
Rama-Xhafaj

Gazetarja Esiona Konomi zbuloi detaje nga përpilimi i rezolutës antikorrupsion të propozuar nga Rama.

Konomi theksoi se reforma shtet-ndërtuese është paraqitur si ide përmes disa editorialave të bëra në vitin 2022 nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Xhafaj propozonte se duke parë përhapjen e korrupsionit, Shqipëria ka nevojë për një tjetër reformë pas asaj në drejtësi, që është reforma do të rregullojë sistemin dhe jo individin.

Sipas gazetares, Xhafa në atë kohë ishte distancuar nga kryeministri, por ky i fundit zgjodhi ta afronte sërish duke e ftuar në një takim.

Pas takimit ideja e dhënë në shtyp prej deputetit socialist për shtet-ndërtimin, u formulua si një non-paper dhe iu dërgua selive diplomatike nga kryeminsitri Rama.

Në vitin 2022 Fatmir Xhafaj bënte në shtypin e shkruar editoriale ku thoshte se korrupsioni ka prekur çdo nivel shtetëror dhe nuk mjafton reforma në drejtësi por duhet një reformë shtet-ndërtuese që vijon reformën në drejtësi dhe që nuk ndreq individin por ndreq sistemin, duke bërë funksional shtetin e së drejtës. Në atë kohë Xhafaj ka pasur dhe një takim në DASH për të promovuar këtë ide. Por në atë kohë Fatmior Xhafaj nuk ishte më njeri ndikues te Edi Rama, por ishte një njeri i lënë në një cep, që s’e dinte as nëse do të bëhej deputet.

Këtë nevojë për rindërtimin e shtetit ne nuk e dëgjuam më, vetëm në momentin që dëgjuam  për një takim të bëftë vere të zotit Rama me zotin Xhafaj që nuk e kuptuam pse ndodhi. Zoti Xhafaj u kishte thënë miqve të vetë se nuk e dinte pse zoti Rama e kishte thirrur. Kjo ishte një shkëndijë e parë e shkrirjes së marrëdhënieve mes tyre.  Më pas kryeministri Rama i dërgoi një non-paper ndërkombëtarëve se si shteti shqiptar kishte nevojë të bënte atë që zoti Xhafa kishte thënë në vitin 2022”, tha gazetarja në “Euronews”.

Lini një Përgjigje