TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 13:17

"Damka e stato un albanese", Rama në Itali: U diskriminuam në vitet 90’, por sot jemi të barabartë

Shkruar nga Pamfleti

"Damka e stato un albanese", Rama në Itali: U diskriminuam

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar kohët e vështira kur shqiptarët shkuan në Itali në fillimet e demokracisë.

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptare, ai tha se askush nuk mund ta harrojë kohën kur vendi ynë kishte damkën “e stato albanese” që ishte në çdo shkrim të mediave italiane.

Rama shprehet se shqiptarët edhe në vitet 1990 u diskriminuan, ndërsa sot janë qytetarë të barabartë të Europës.

“Fatkeqësia e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizioni kur ikën dritat.  Në sytë e italianëve të vitit 90 asgjë nuk lidhte Shqipërinë e paraluftës, kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. Kush nuk i kujton atë kohë me damkën “E stato un albanese” kur zienin debatet në televizionet italiane. Ishte koha e një far Umberto Bossi, që bëri thirrje që shqiptarët të priteshin në det me pushkën e ushtrisë. Ishte një personazh që dukej sikur kishte dalë nga një film komik.

Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje