
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar thirrjen e Edi Ramës ndaj deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së pasi ngeli pa parti politikë në zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa duket i irrituar nga ftesa e Ramës për deputetin demokrat, Berisha tha se vendi i Sulës është në PD.
Berisha shtoi se me këtë deklaratë Rama faktoi që Lapaj është një patericë e tij dhe e ftoi vetë Dashnor Sulën, duke nënkuptuar se sipas tij, Rama është padroni.
“Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike, me investime reale në këtë parti, dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Njëri të pagabueshëm nuk ka dhe ideja e tij për të gjetur strehë te Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama, ku Rama i thotë atij: ‘Sa shkon te Lapaj, hajde te unë, se është njëlloj, po të paktën unë jam padroni.’ Pra, në këtë deklaratë, shikohet se sa e pavend dhe e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka pse, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje