TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 10:03

Berisha e flaku jashtë listave, Rama i hap derën e PS Dash Sulës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e flaku jashtë listave, Rama i hap derën e PS Dash

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Elbasan, ka përmendur deputetin e PD-së Dashnor Sulën, i cili mbeti jashtë listave në zgjedhjet e 11 majit.

Rama, gjatë deklaratës së tij, tha se dera e PS është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Dash Sulën.

"Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përvec salamandrave dhe kukumjackave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula ...duhet të desinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa  dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë", tha Rama. 

Lini një Përgjigje